Interi ka mposhtur sot Bolonjën me shifrat 1-0. Zikaltrit ruajnë kështu diferencën me Juventusin kryesues, duke shkuar gjithnjë e më pranë titullit kampion. Inzagi ka folur pas ndeshjes për mikrofonin e “DAZN”-it dhe në konferencë për shtyp, ku ka thënë se ekipi i tij ka nderuar ditën e krijimit të klubit. Trajneri i Interit pranon se rënia e nivelit në pjesën e dytë ndodhi për faktin se zikatrit po mendonin për përballjen që i pret në mesjavë kundër Atletikos së Madridit.
“Jemi të lumtur, sepse kemi nderuar ditëlindjen e Interit me një fitore mjaft të rëndësishme. Kemi mbajtur distancën nga ata që na ndjekin dhe e merituam plotësisht epërsinë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Bolonja tregoi se e meriton pozicionin që e ka në renditje. Ne kemi vuajtur, ndoshta edhe sepse e kemi pasur mendjen te Liga e Kampionëve.
Ndeshja me Atletikon? Ka ndryshim të madh të përballesh me Atletikon në shtëpi dhe në transfertë. E dimë se çfarë do të gjejmë. Kemi tre ditë për të përgatitur sa më mirë ndeshjen, duke llogaritur edhe faktorin mjedisor. Shkuarja përpara është një objektiv që i kemi vënë vetes. Ata kanë më shumë zgjidhje, kanë bërë disa ndryshime në ndeshjen e sotme. Do të përpiqemi të arrijmë në majë, edhe vitin e shkuar nuk gjetëm një mjedis të butë në Portugali”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/