Verona sot mposhti Lecce-n në ndeshjen e javës së 28-të me rezultat minimal 1-0 dhe ndeshja u shënua nga një skandal i paprecedentë pasi trajneri i vendasve, Roberto D’Aversa, goditi me kokë një prej lojtarëve kundërshtarë.
Në qendër të vëmendjes ishte trajneri i Lecce, atje ku luan edhe Ylber Ramadani, Roberto D’Aversa, i cili ishte dukshëm i zemëruar për humbjen e ekipit të tij, por më pas bëri një lëvizje skandaloze dhe goditi me kokë Thomas Henry.
Kamera ka kapur momentin kur D’Aversa fillimisht është në një përleshje verbale me Henry-n dhe më pas për tronditjen e të gjithëve përballë ndihmës arbitrit ai goditi me kokë lojtarin e Veronës dhe më pas u kthye dhe u nis për në tunelin e stadiumit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Impazzito D’Aversa. pic.twitter.com/iM2yMdH6Rn
— Alessandro (@90ordnasselA) March 10, 2024