Tifozët e nderuan për rekordin e vendosur te Majorka, reagon Muriqi: Një nga ditët e paharrueshme të karrierës sime

Vedat Muriqi është bërë pjesë e historisë së Majorkës. Sulmuesi shqiptar theu rekordin e golave të Samuel Etosë dhe tashmë është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. Në nder të tij, tifozët kishin rezervuar një surprizë mjaft të veçantë.

Ndeshja e djeshme kundër Valencias u pagëzua si “dita e piratit”. Tifozët e pranishëm në stadium kishin me vete flamuj piratësh, çka është edhe pseudonimi i Vedat Muriqit. Ata kanë shpalosur një baner mjaft të madh ku së bashku me imazhin e lojtarit të Kosovës, kishin shkruajtur: “Ishulli i Piratit”. Vetë Muriqi ka reaguar ditën e sotme përmes llogarisë së tij zyrtare në “Tëitter”, ku i falenderon tifozët për mbështetjen e pakursyer përgjatë gjithë sezonit.

“Një nga ditët më të paharrueshme të karrierës sime. Mbështetja juaj ka qenë çelësi për mua në këtë sezon. Thjesht faleminderit për gjithçka. 6 finale, të bashkuar dhe të luftojmë më shumë se kurrë”, ka shkruajtur Vedat Muriqi./Sport Ekspres/