Pritja 14-vjeçare mori fund. Arsenali ka siguruar pas shumë vitesh pritjeje një biletë për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, rrugë drejt këtij suksesi nuk ishte aspak e lehtë. Porto bëri të vuante një makineri golash si Arsenali.
Pas humbjes në Portugali, “topçinjtë” u kundërpërgjigjën në Londër me një fitore minimale 1-0. Trosardi shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 41-të, duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesa. Megjithatë, as 30 minutat e kohës shtesë nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin.
Lojtarët iu drejtuan pikës së bardhë të penalltive, nga ku ata të Arsenalit u treguan më të saktë. Portieri Raja bëri rolin e heroit për “topçinjtë”, teksa ishte vendimtar me 2 penalltitë e pritura. Pritjet e tij i dhanë Arsenalit një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, gjë e cila nuk ndodhte që nga viti 2010./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Immense from raya. Got his hands on 3 pens and saved 2 which were not taken bad either #ARSPOR #ChampionsLeague pic.twitter.com/eKs6a2AXLU
— Ruman ahmed (@Ruman_Ahmed17) March 12, 2024