Një tjetër javë pa minuta për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar këtë herë u spostua edhe nga stoli, duke përfunduar në tribunat e “Kraven Kotixhit”. Me këtë vendim trajneri Silva prishi përfundimisht kushtin e vendosur në kontratën e kopsitur në datën 2 shkurt.
Fulhami dhe Çelsi u morën vesh mes tyre që në rast se Broja do të luante titullar për të paktën 60% të ndeshjeve, atëherë kostoja ekonomike për huazimin e tij do të ishte thuajse 0. Në të kundërt, Fulhami duhet të paguante 4 milionë paundë për blutë e Londrës. Kushti tashmë nuk mund të përmbushet, teksa Munizi e ka bërë të pamundur aktivizimin e Armando Brojës për 60% të ndeshjeve. Në këtë mënyrë, golat e Munizit do t’i kushtojnë Fulhamit 4 milionë paundë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/