Rei Manaj dhe Ernest Muçi ishin të pranishëm sot në konferencën për shtyp para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kilit. Sulmuesi i Sivasporit komentoi rikthimin e tij në Kombëtare dhe shpresën për të qenë në Euro24.
“Pas një viti kthehem në Kombëtare. Kam kaluar edhe dëmtime, për këtë arsye nuk kam qenë në formën time.
Unë jam gati për Euro24, por trajneri i merr vendimet. Tani na mbetet që të tregojmë veten tonë në këto miqësore. Kam folur edhe me Silvinjon, Europiani na motivon shumë”, tha Manaj. /Sport Ekspres/