Një video e fundit është publikuar nga ana e FSHF, ku tregon qartë gjithë atmosferën e krijuar nga lojtarët e Shqipërisë. Të gjithë mezi po presin miqësoren me Kilin për të treguar vlerat e tyre në fushën e blertë, por fillimisht tre futbollistë shkëlqyen në vallëzim.
Ose për të qenë më të drejtë, Nedim Bajrami, pasi lëvizjet e tij janë dukshme më të bukura sesa ato të dy shokëve të tij të ekipit. “Mos harroni, kemi prime edhe të premten”, shkruhet nga ana e FSHF. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
View this post on Instagram