Një histori e shkuar është ajo mes Tiranës dhe Orges Shehit, por ende jo e përfunduar zyrtarisht. Klubi bardheblu i detyrohet Orges Shehit për të shlyer detyrimet pasi humbi gjyqin në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve pak muaj më parë. Në vendimin e fundit të Komisionit të Disiplinës thuhet se Tirana ka 30 ditë kohë për të mbyllur çështjen.
“Pranimin e kërkesës së kërkuesit Orges Shehi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 14.12.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/