Mbrëmjen e nesërme vëmendja e të gjithë atyrë që dashuronë lojën e futbollit do të jetë në “Santiago Bernabeu”. Reali i Madridit pret Mançester Sitin në ballafaqimin e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Guardiola ka vlerësuar kundërshtarin, por nga ana tjetër e ka bërë të qartë se objektivi është të kalojnë raundin, pavarësisht vështirësive që do të hasin. Ai është shprehur se Reali i Madridit ka mësuar nga eliminimi i vjetshëm dhe këtë herë do të përpiqen të vënë në vend nderin e tyre.
“Nuk mund të vijmë këtu vetëm për të kontrolluar lojën. Duhet të vijmë këtu për t’u përpjekur që t’i lëndojmë, t’i ndëshkojmë dhe t’a ndjejnë që ne jemi këtu. Duhet edhe të shënojmë gola. Të mundësh Realin e Madridit dy herë në të njëjtën mënyrë është thuajse e pamundur. T’i mundësh një herë në këtë kompeticion është e vështirë, imagjinoni dy herë radhazi. Objektivi nuk është i lehtë. Ata kanë mësuar. Ata kanë krenari dhe do të përpiqen të jenë të zgjuar nesër”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/