Interi ka përmbysur Udinezen në minutën e 95, duke dalë me fitoren 1-2 nga kjo transfertë. Tre pikët nuk ishin aspak të lehta për t’u marrë, por Inzagi besonte deri në fund te triumfi. Trajneri i zikaltërve ka komentuar pas përfundimit të ndeshjes kritikat për pjesën e parë të zhvilluar nga skuadra e tij. Inzagi ka kundërshtuar kritikat, teksa ka thënë se Udinezja nuk i rrezikoi në asnjë moment.
“Dëgjova disa kritika për pjesën e parë të Interit. Por Udinezja nuk hyri kurrë në zonë. Gol i pësuar ishte një fat i keq dhe kemi gjetur një portier të shkëlqyer. Në fakt, u thashë djemve që të rrinin të qetë. Kemi një grup të shkëlqyer. Kjo sepse përndryshe nuk mund të marrësh 26 fitore nga 31 ndeshje”, ka thënë Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/