Përballja e sotme mes Real Madridit dhe Manchester City-t ka nisur me një koreografi të jashtëzakonshme në tribunat e “Santiago Bernabeut”. Tifozët madrilenë kanë krijuar një atmosferë rrënqethëse, që padyshim i përshtatet lartësisë së kësaj super sfide.
I gjithë stadium ishte veshur me ngjyrën e bardhë, ndërsa në tribunën pas porte ishte formuar logoja e klubit legjendar. Në tribunën karshi gjendeshin edhe dy banderola të shpalosura nga tifozeria madrilene. Momente për të cilat ia vlen të jetohet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/