Skuadrat e Realit dhe Manchester City kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare mbrëmjen e djeshme në Santiago Bernabeu të Madridit. Publiku shijoi gjashtë gola, por analistët e futbollit vunë re se sulmuesi i Citizen, Erling Haaland u “zhduk” sërish në një ndeshje të madhe.
Haaland shpesh quhet lojtar për ekipet e vogla. Kur është e nevojshme të thyhet një ekip i madh, sulmuesi nuk është as në hartë dhe holandezi legjendar Rafael van der Vaart e quajti të kotë në fushë kur nuk shënon. “Erling Haaland ishte shumë keq. Një lojtar mjaft i padobishëm nëse nuk shënon. Një lojtar mesatar në top,” tha Van der Vaart. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/