Ditmar Bicaj ishte i ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN dhe ka folur sa i përket Kombëtares. Teksa është prekur tema e portierit se kush duhet të jetë titullar kundër Finlandës, Bicaj ka theksuar se ai që duhet ta nis nga minuta e parë duhet të jetë Dajsinani.
“Për mua Dajsinani duhet të luajë. A ishte ai që ne fituam titullar me San Marinon? Ai ishte, fituam ndeshjen me të, duhet të luajë prapë, është mungesë respekti nëse ti e ndërron. Etriti e bëri gabimin ndeshjen e parë me Finlandën, tani këto dy ndeshje janë, e bëri gabimin aty”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/