Arsenali arriti në çerekfinale të Champions League për herë të parë pas 14 vitesh dhe tani duket qartë se dëshiron të shkojë më tej, por nuk do të jetë e lehtë në ndeshjet me Bayernin. Pas dramës, Arsenali e mposhti Porton në fazën e 16-të, por shorti për rivalin e tyre në çerekfinale u vendos me Bayernim.
Ndeshja e parë u luajt të martën në mbrëmje në Emirates dhe ofroi futboll të shkëlqyer, por në fund nuk pati fitues, 2-2.
Portieri spanjoll i Arsenalit, David Raya, nuk bëri performancë të mirë dhe në fund u kritikua ashpër nga ish-futbollisti Rafael van der Vaart. Ish-lojtari holandez iu referua konkretisht situatës së penalltisë kur Hary Kane shënoi gol për gjermanët.
“Kane as nuk ka lëvizur nga vendi dhe Raya kishte rënë në tokë. Shikoni Raya… A është ky djalë me të vërtetë një portier?” pyeti ish-mesfushori i Real Madridit. Vetë Kane pranoi se Raya ia lehtësoi punën duke hedhur më herët. “E studiova, ma lehtësoi duke u kërcyer shpejt”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/