Micah Richards e ka mbyllur prej kohësh me futbollin e luajtur dhe tani jep opinionet e tij në një studio televizive sa i përket kompeticionit më të rëndësishëm në Europë, Champions League. Por pavarësisht se ka luajtur në nivelet më të larta, kryesisht te Man City, Richards duket se nuk ka aspak nuhatje për të kuptuar ekipet dhe për të parashikuar se kush do të jetë fituesi në matjen e forcave.
Një video që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale dhe që është kthyer në “meme” është ajo e parashikimeve të Richards. Ky i fundit parashikoi ekipet që do të kalonin më tej në gjysmëfinale, finalistët dhe në fund fituesin.
Por nuk duhet pritur gjatë për të kuptuar nëse Richards do të gjejë fituesin e këtij edicioni pasi të 4 ekipet që sipas tij do të shkonin në gjysmëfinale, kanë shkuar në shtëpi dhe janë 4 ekipet e tjera që Richards nuk ka zgjedhur, që janë kualifikuar më tej.
Sipas Richards Arsenali do të kalonte Bayern, Barcelona do të kalonte PSG, Atletiko do të kalonte Dortmundin dhe Manchester City do të kalonte Real Madrid. /Sport Ekspres/
Micah Richards a eu tout faux sur ses prédictions pour les demi-finales. ???pic.twitter.com/4jZ2mALd8v
— Actu Foot (@ActuFoot_) April 17, 2024