“Doja të godisja portën me kokë”, Gjimshiti flet për penalltinë: Nuk më preku shumë

Shqipëria ka mposhtur Bjellorusinë me shifrat 2-0. Asllani nga pika e bardhë e penalltisë dhe Muçi ishin autorët e golave të shënuar në “Air Albania”. Pas përfundimit të takimit, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”.

Gjimshiti: “Doja të godisja portën me kokë, pastaj pashë këmbën lart. Me preku, jo dhe aq shumë, por arbitri e dha penallti për ne. Më mirë ashtu. E rëndësishme është të fitosh. Ndoshta 15 minutat e para ishim në vështirësi, pasi ata fituan shumë topa të dytë dhe duele. Me Etritin kemi histori bashkë, shumë vite. Është bukur ta shohës prapë Etritin”./Sport Ekspres/