Real Madridi eliminoi Manchester Cityn nga Champions League, por mori shumë kritika për shkak të futbollit të shëmtuar mbrojtës.
Ekipi i Guardiolës e dominoi rivalin, por nga ruleta ruse, Reali kaloi më tej. Sipas asaj që raporton Marca, madrilenët kanë studiuar mënyrën sesi Arsenali u mbrojt kundër Man City në barazimin 0-0. Edhe në takimin e Premier League ishte një ndeshje me një portë, ku Arsenali nuk e rrezikoi kurrë kundërshtarin dhe u mbrojt me 11 lojtarë në zonë. /Sport Ekspres/