Fiorentina ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës pasi ka mposhtur mbrëmë pas kohës shtesë Viktoria Plzen me shifrat 2-0. Në qendër të vëmendjes ishte trajneri i skuadrës italiane, Vincenzo Italiano, i cili i habiti të gjithë kur puthi me pasion gazetaren Vanessa Leonardi.
Italiano ka shkuar pas stolit të Fiorentinës ku ishte ulur një grua, fillimisht i ka pëshpëritur diçka në vesh dhe më pas për habinë e të gjithëve e ka puthur me pasion.
Mësohet se ka qenë gazetarja e Sky Sportit italian, Vanessa Leonardi, e cila ka raportuar nga ndeshja e mbrëmshme. Për shkak të xhaketës dhe kapuçit që kishte veshur, shumë nuk e kuptuan që ishte ajo në fillim, por shpejt dilema u zgjidh.
Sigurisht që mediat italiane filluan menjëherë të spekulojnë se Italiano dhe Leonardi ishin në një lidhje dhe se puthja pasionante e mbrëmshme ishte vetëm konfirmim i romancës së tyre.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë për këtë çështje. Gjithashtu, disa media raportuan se nuk kishte asnjë puthje, por videoja tregonte qartë se çfarë ndodhi dhe fakti që Italiano po fshinte buzët pas gjithçkaje nuk e ndihmoi shumë teorinë se gjithçka kaloi pa një puthje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Vincenzo Italiano qui célèbre le but de Biraghi en allant embrasser la journaliste Sky Sport Vanessa Leonardi ???
Leurs conjoints respectifs ont dû sûrement apprécier ce moment… pic.twitter.com/HoKI2oTGQ1
— TEAM Serie A FR (@TeamSerieA_fr) April 19, 2024