Beshiktashi ka siguruar tre pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë kanë mposhtur me rezultatin 2-0 Ankaragyçynë. Protagonist në këtë përballje ishte edhe Ernest Muçi, i cili shënoi golin e parë në minutën e 18. Sulmuesi shqiptar ka folur për mediat pas përfundimit të ndeshjes, ku ka thënë se tashmë Beshiktashi duhet të ruajë këtë standard deri në fund të sezonit. Ai ka premtuar se ekipi do të përpiqet t’i fitojë të gjitha takimet e mbetura, duke rritur entuziasmin te tifozët.
“Jemi një skuadër e mirë dhe cilësore. Problemi ynë ka qenë pësimi i golave lehtësisht. Këtë gjë nuk e bëmë sot. Do të vazhdojmë kështu. Do të përqendrohemi, ta harrojmë të shkuarën dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën kurdo që është e mundur. U përpoqa të ndihmoja sa më shumë të mundja në pozicionin në të cilin luajta sot. U përpoqa të përfitoja nga hapësirat. Por ne luajtëm mirë si ekip. Duhet të mbajmë këtë standard. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë deri në fund të sezonit.
Tifozët kanë treguar një mbështetje të madhe për mua që nga dita e parë. U jam falenderues. Po punojmë për të dhënë më shumë. Do të përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe t’i bëjmë atë (tifozët) dhe veten tonë të lumtur në ndeshjet e mbetura”, ka deklaruar Ernest Muçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/