Një komedi e madhe vjen nga gjysmëfinalja e FA Cup, atje ku Man Utd u ndesh me ekipin e Championship, Coventry. “Djajtë e kuq” po fitonin në shifrat 0-3 dhe u mendua se kalimi i tyre në finale ishte një mision i kryer.
Megjithatë befasia e madhe, Coventry, reagoi duke shënuar 3 gola dhe barazoi rezultatin në 3-3. Kështu ndeshja shkoi në shtesë dhe në minutat e fundit, ndodhi drama e madhe. Coventry realizoi golin e katërt të takimit që do t’i jepte kualifikimin historik, por ky rast shkoi në sistemin VAR.
Goli i ekipit të Championship u anulua për një pozicion jashtë loje milimetrik. Por shumë prej tifozëve të Man Utd ishin larguar nga stadiumi sapo panë golin e katërt të Coventry. Pasi dëgjuan se goli u anulua, ata nisën të vraponin për të hyrë sërish në stadium dhe për të parë penalltitë që i sollën kualifikimin Man Utd. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
United fans running back to the ground after VAR offside decision ?pic.twitter.com/nO8ULnwUGA
— ?? (@ErlingRoIe) April 22, 2024