Vllaznia vendosi që të ndërpresë bashkëpunimin me Qatip Osmanin. Pavarësisht se ky i fundit ishte në garë për të fituar titullin kampion me shkodranët, për shkak të rezultateve të fundit jo positive, drejtuesit morën vendimin e tyre.
Ndërkohë menjëherë pas tij, mbërrin në derë trajneri i ri. Brdaric është rikthyer te Vllaznia, “dashuria e parë” e presidentit Xhaferi dhe njeriu që solli një lojë spektakolare te shkodranët dikur. Objektivi i tij do të jetë arritja në Final Four dhe shpallja kampion. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/