Barcelona ka marrë tre pikët e radhës mbrëmjen e sotme. Katalanasit kanë mposhtur me rezultatin 4-2 Valencian. Fermin Lopezi zhbllokoi shifrat në minutën e 22-të, por festa zgjati pak. Vetëm 5 miuta më vonë Duro barazoi rezultatin. Më pas në minutën e 38 ishte Pepelu ai që kaloi në epërsi Valencian nga pika e bardhë e penalltisë.
Por pjesa e parë u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme për miqtë. Portieri i tyre, Mamardashvilli, la zonën e rreptësisë kreu një ndërhyrje të parregullt kundrejt Jamalit. Arbitri i tregoi kartonin e kuq, duke e ndërlikaur së tepërmi situatën për Valencian.
Në pjesën e dytë, Levandovski tërhoqi të gjithë prozhektorët nga vetja. Sulmuesi polak përmbysi ndeshjen në favor të Barçës, teksa e dërgo topin në rrjetë tre herë (49’, 82’, 90’+3’). Një përmbysje e tillë ishte e pritshme, pasi statistikat tregojnë qartë se katalanasit luajtën vetëm nga njëra portë në këtë përballje. Barelona pati topin në zotërim në 80% të kohës, si dhe regjistroi 27 përpjekje për gol, ndër të cilat 13 ishin në kuadrat. Me këtë fitore, skuadra e Ksavit ruan diferenën prej 11 pikësh me Realin e Madridit, duke shtyrë kështu festën e titullit kampion për “los blancos”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Hattrickowski ?pic.twitter.com/OH7KQdFgFu
— Czy Lewandowski strzeli? gola dla Barcelony? (@LewyOutContext) April 29, 2024