Edin Terziçi beson te finalja e Ligës së Kampionëve. Trajneri i Borusias së Dortmundit ka thënë në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër PSG-së se nuk i intereson nëse ekipi i tij shihet si inferior në krahasim me kundërshtarin. Ai është shprehur se e sheh dhe e ndjen mundësinë për të prekur finalen, pandaj duhet të punojnë për ta arritur këtë objektiv.
“Na duhet të performojmë më mirë në çdo ditë të javës. Vetëm kështu mund të kemi një shans që të shkojmë në “Uembli”. Por kjo ka të bëjë me Parisin, ka të bëjë edhe me ne. Jemi gati. Nuk më intereson nëse jemi favoritë, apo jemi të vegjlit për sa kohë që ka një mundësi. Unë e shoh këtë shans dhe e ndjej këtë shans. Le të luf.tojmë për këtë shans”, ka thënë Edin Terziçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/