Fatbardh Jera ishte i pranishëm në studion e “Soccer Talk Podcast”. Në një bashkëbisedim me Skënder Gegën, ish-lojtari shqiptar ka treguar se cilët lojtarë e kanë befasuar më së shumti në Kombëtaren kuqezi. Jera ka veçuar Jasir Asanin si futbollistin që i ka bërë më tepër përshtypje në kualifikueset për Kampionatin Europian Gjermani 2024.
“Jam surprizuar faktikisht nga Asani. Ishte një lojtar që e kishim këtu me Partizanin, trajneri e gjen në Kore dhe e sjell në Shqipëri. Në finale, kur e shikoj, ai ka bërë mrekullira. Gjimshiti është një ikonë për mua. Kam vite që e ndjek atë djalë, që nga viti 2016. Të luash me Atalantën dhe të jesh kapiten skuadre tregon që je lojtar i nivelit të lartë. S’mund të lë pa përmendur Brojën. Është një lojtar i cili që ditën e parë që e kam parë, më ka lënë mbresa. Është një lojtar që i shërben ekipit kombëtar”, ka thënë Fatbardh Jera./Halit Delibashi-Sport Ekspres/