Juventusi ka fituar sot Kupën e Italisë në finalen kundër Atalantës. Bergamaskët e mbyllën ndeshjen në sulm, duke bërë që sekondat e fundit të përjetoheshin me stres dhe tension në kampin bardhezi. Alegri nuk i përmbajti dot nervat e tij dhe shkak u bë një vendim i arbitrit për të mos dhënë goditje dënimi në favor të Juventusit.
Kaq mjaftoi që trajneri i “zonjës së vjetër” të hiqte xhaketën dhe kollaren e tij për t’i flakur tutje në nerva e sipër. Alegri shkoi menjëherë të arbitri i katërt, duke shfryrë nervat e tij mes britmave. Sjellja e kreut të pankinës së bardhezinjve nuk u tolerua nga arbitri kryesor i takimit, i cili e largo inga fusha me karton të kuq./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Me when Juve announces Allegri contract extension at the end pf the season
— Aziz’ #54 (@aziz_zgh) May 15, 2024