Rei Manaj ka zhvilluar një sezon spektakolar te Sivaspori. Shumë gola të shënuara dhe protagonizëm nga shqiptari, që shpërtheu papritur dhe ka arritur në kulmin e formës së tij. Menjëherë pas ndeshjes së djeshme mes Instabulspor dhe Sivaspor, trajneri kundërshtar ka vlerësuar Manajn.
Sipas Korkmaz, sulmuesi shqiptar është më i dëshiruari pas Ikardit. “Cilin sulmues do të doja që të blija pas Ikardit? Nëse më pyesni mua, unë mendoj se të gjithë duan Manajn”, tha Korkmaz. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/