Kur jemi drejt mbylljes së kampionateve në Europë, një alarm i madh vjen nga La Liga. Në ndeshjen e fundit, Sevilla humbi kundër Cadiz me shifrat 0-1. Sevilla ndodhet në mesin e tabelës, teksa nuk i interesonte fitorja apo barazimi në këtë përballje. Nga krahu tjetër Cadizi i kishte jetike pikët për të kërkuar mbijetimin.
48 orë para nisjes së këtij takimi, agjenti i një lojtari ka ngritur alarmin se ndeshja është e fiksuar dhe se Cadizi do të fitonte. Më pas kjo situatë ka shkuar një hap më tej pasi Rayo Vallecano ka raportuar se ndeshja mes Cadiz dhe Sevilla ishte e parregullt dhe tërësisht e fiksuar. Tashmë janë organet e drejtësisë së futbollit në Spanjë që do të shqyrtojnë të gjithë dokumentet për të marrë vendimet drastike. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/