Myrto Uzuni ishte një nga befasitë e mëdha të listës së Silvinjos për Kampionatin Europian 2024. Sulmuesi beratas u la jashtë listës me 27 lojtarë të përzgjedhur nga trajneri i Kombëtares. Një vendim që shkaktoi shumë habi, duke qenë se vetë lojtari ishte i grumbulluar në të gjitha ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, si dhe ka qenë një nga pikat kyçe të Granadës në La Liga.
Klubi spanjoll ka reaguar në llogarinë e vetë zyrtare në “Twitter”, ku ka përkrahur sulmuesin e saj. “Gjithmonë me ty Myrto Uzuni”, ka shkruar klubi Granada, duke e shoqëruar me simbolin e një shqiponje dhe një zemër të kuqe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?????
Siempre de Myrto.#??????????? ?? pic.twitter.com/klw9X5qpei
— Granada CF ???? (@GranadaCF) May 27, 2024