Silvinjo ka publikuar listën e djeshme, provizore në EURO24, duke krijuar shumë polemika. Trajneri i Kombëtares ka lënë jashtë emra si Myrto Uzuni apo Sokol Cikalleshi.
Gazetari shqiptar në Kosovë, Granit Tërstena, ka reaguar dhe kërkuar Uzunin para Manajt. “Golat ndaj ekipeve të La Ligas, vlejnë më shumë sesa kundër Istanbulsporit. Sidoqoftë, Myrto Uzuni më duket se ka pasur probleme me një lëndim, prandaj mungon ne Euro 2024”, tha Graniti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/