Muajin e kaluar drejtuesit e Wolves hodhën në votim kërkesën për heqjen e VAR-it pasi besojnë se disa skuadra i “dëmtoi” shumë më tepër. Klubet mbajtën një votim sot dhe vendosën të mbajnë VAR edhe në sezonet në vijim. Votimi ishte pothuajse unanim pasi të 19 klubet ishin në favor të mbajtjes së VAR-it dhe vetëm Wolverhampton ishte kundër tij.
Megjithatë, nuk mbaroi me kaq, pasi klubet kërkuan përmirësime në përdorimin e sistemit VAR dhe gjithçka u përdor si një bisedë e “shëndetshme” dhe shkëmbim idesh për sezonin e ardhshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/