Një rastësi e frikshme, media hungareze “Focibolond” merr fjalën e parë në saj të disa kombinimeve të çuditshme të fatit, që janë në kufijtë e së pabesueshmes. Besojeni ose jo, por në përfundim të gjithë kësaj panorame, do ta kuptoni që nuk bëhet fjalë për një çmenduri. Shqipëria fiton Europianin e Gjermanisë, sigurisht që tingëllon si një gjë absurde, por nëse i referohemi disa detajeve të fatit, do ta mendoni edhe pak më gjatë.
Greqia fitoi Europianin e vitit 2004, teksa kishte në grup Spanjën. Përpara se të hynte në turneun e grupeve të Europianit të 2004, Spanja luajti kundër Andorrës në një stadium të vogël prej 15.000 vëndesh dhe fitoi 4-0. E njëjta gjë vjen edhe në 2024, Spanja priti Andorrën në një stadium të vogël prej 15.000 vëndesh, luajti një miqësore si një përgatitore para Europianit, vetëm se këtë herë, fitoi 5-0.
Gjithashtu për Greqinë e 2004 ishte hera e dytë që merrnin pjesë në Europian dhe kishin në grup Spanjën, ashtu siç ndodh me Shqipërinë në 2024. Për më tepër Greqia ishte ekipi i dytë me koeficientin më të lartë për ta fituar Europianin në 2004, e para ishte Letonia që merrte pjesë për herë të parë në Europian.
Tani është identike, Shqipëria është ekipi i dytë me koeficientin më të lartë për ta fituar Europianin në 2024, e para është Gjeorgjia që merr pjesë për herë të parë në Europian. Gjithashtu Greqia mundi në 3 qershorin e 2004 Lihtshtejnin me shifrat 2-0 si miqësore përgatitore para Europianit, ndërsa Shqipëria në 3 qershorin e 2024, mundi po Lihtshtejnin me shifrat 3-0 si miqësore përgatitore para Europianit. Ndërkohë si Greqia ashtu edhe Shqipëria, ishin Kombëtaret që kishin shënuar me pak gola ndër të gjitha Kombëtaret e tjera në grupet kualifikuese që shkuan në Europian, madje edhe me të njëjtën sasi golash të pësuar, 4 gola të pësuar Greqia në 2004, 4 gola të pësuar Shqipëria në 2024.
Dhe për ta mbyllur, si Greqia e historisë dhe Shqipëria që po hyn në histori, kishin si trajner në këtë rrugëtim, dy ish-mbrojtësa. Një rastësi e madhe dhe e tepërt e fatit, a mund të fitojë Shqipëria Europianin e Gjermanisë?