Chelsea nuk po arrin aspak rezultate të mira në vitet e fundit në Premier League. Kjo skuadër vazhdon që të zhgënjejë, pavarësisht se bën një merkato të çmendur dhe investon shumë për afrimet e saj.
Por jo gjithmonë paraja të dërgon te suksesi, të paktën kjo nuk funksionon në cdo rast në futboll dhe shembulli ideal është PSG. Për këtë arsye londinezët vendosën që të mbyllin bashkëpunimin me Pochetino dhe të marrin në skuadër një tjetër trajner.
Në 3 qershor, kjo skuadër në Angli zyrtarizoi afrimin e Enzo Maresca. 44 vjeçari italian ka punuar në shumë klube si Sevilla, Ëest Ham apo edhe Man City U-23 si ndihmës trajner, por u kthye në trajnerin kryesor në drejtimin e një ekipi, te Parma.
Më pas do të vinte përgjegjësia më e madhe, te Leicester. Atje Mareska ia doli me sukses pasi e shpalli Leicester kampion në Championship dhe e ngjiti në Premier League. Madje te klubi anglez, trajneri italian ka një mesatare të frikshme prej dy pikësh për ndeshje. Kështu Chelsea vazhdon të ndjek linjën për t’i besuar emrave premtues, si në rastin e Potter, që pavarësisht se nuk po jep rezultate, në rastet e Bologna-s apo Leverkusen ka rezultuar mbreslënëse.
Pjesë e Chelsea është edhe lojtari i Shqipërisë, Armando Broja. Ky i fundit kërkohet me ngulm nga Ëolves dhe Milan, pa harruar edhe disa ekipe të tjera të Premier League. Në mediat britanike është bërë gjithmonë e ditur se sulmuesi do të shitet me patjetër në merkaton e verës, pasi klubi kërkon që të fitojë sa më shumë para për të shmangur një dënim të mundshëm financiar.
Për më tepër, lojtari u huazua në merkaton e dimrit te Fulham dhe nuk luajti asnjë ndeshje të vetme si titullar. Por cila do të jetë e ardhmja e Armando Brojës? Deri tani, të gjithë keni qenë të sigurt se do të ishte larg Chelsea.
Megjithatë burimet ekskluzive të Sport Ekspres dhe Koha Shtesë, zbulojnë tërësisht të kundërtën. Trajneri i ri i Chelsea, Enzo Maresca, i ka kërkuar Armando Brojës një takim pasi të përfundojë aventurën e tij me Shqipërisë. Një takim që do të zhvillohet pas Europianit, kur të gjithë lojtarët e tjerë të jenë mbledhur te Chelsea për të nisur përgatitjen për sezonin e ri.
Ende nuk dihet se cila do të jetë tema që do të diskutohet në këtë takim, por fakti që Mareska i ka kërkuar një bisedë Armando Brojës, tregon se trajneri i ri do ta mbajë te Chelsea. Ndoshta italiani do të jetë njeriu që mund ta transformojë sulmuesin shqiptar dhe ta dërgojë në nivelin më të lartë të futbollit.
Gjithashtu sipas informacioneve tona ekskluzive, për momentin ekipi i Chelsea nuk do të pranojë apo refuzojë ofertat rreth Armando Brojës, gjithçka do të mbetet e ngrirë deri në momentin kur sulmuesi të ketë takimin me trajnerin. Mareska ka kërkuar që shqiptari të vijojë të jetë pjesë e londinezëve dhe ka shumë gjasa që edhe në sezonin e ardhshëm, ky lojtar të jetë pjesë e Chelsea. /Sport Ekspres/