Është e qartë për të gjithë ne se çfarë ndodhi pas Botërorit të Katarit, kur filloi eksodi i lojtarëve të futbollit nga Evropa në Lindjen e Mesme. Duket se nisi me kalimin e Ronaldos te Al-Nassr. Më vonë do të vinin shumë lojtarë të tjerë të njohur si Firmino, Mane, Brozovic, Neymar, Mitrovi?, Milinkovi?-Savi?, Kante, Fabinho, Ruben Neves, Ibanez e shumë të tjerë.
Al-Nassr u përforcua me Ronaldon, Mane, Otavia, Brozovic…, por në fund nuk mjaftuan për të fituar titullin. Dhe tani vjen “lajmi i fundit” nga Lindja e Mesme dhe informacioni se Al -Nassr i ka ofruar 100 milionë euro Real Madridit për të nënshkruar Antonio Rudiger, një nga mbrojtësit më të mirë në botë.
Gjermanit besohet se i është ofruar një kontratë fitimprurëse katërvjeçare dhe ka dhënë fjalën se do të shkojë te Al Nassr. Pavarësisht se Reali nuk kishte ndërmend ta shiste, tanimë është bërë shumë e vështirë mbajtja e mbrojtësit gjerman. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/