Shqipëria do të përballet me Kroacinë ditën e nesërme, duie nisur nga ora 15:00. Në prag të kësaj sfide, Ivan Perishiçi është paraqitur përkrahë trajnerit Zlatko Daliç në konferencë për shtyp. Lojtari kroat i ka thurur elozhe Kombëtares shqiptare, për të cilën thotë se është një ekip i fuqishëm dhe i gatshëm për të vd.ekur në fushën e lojës.
“Janë një ekip i mirë. Kanë bërë një punë të mirë në kualifikuese. Kemi parë disa video. Janë një ekip fanatik, një ekip i fuqishëm garash që është i gatshëm të vd.esë në fushë që nga minutën e parë. Nëse nuk bëjmë të njëjtën gjë, do të jetë e vështirë për ne. Që në minutën e parë do të shkojmë për të shënuar gol dhe për të marrë tre pikë.
Do të jetë e rëndësishme të jemi të durueshëm, por duhet të fillojmë nga minuta e parë ndryshe si kundër Spanjës dhe të shohim rrjedhën e lojës. Mezi presim që të korrigjojmë të këqijat që nga ndeshja e parë”, është shprehur Ivan Perishiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/