Marc Cucurella ishte protagonisti i një prej vendimeve më të diskutueshme të arbitrave në Kampionatin Evropian të këtij viti, kur preku topin me dorë dhe bllokoi goditjen e Musialës, ndërsa Gjermanisë nuk iu dha penalltia. Cucurrela e komentoi këtë, por gjithashtu theksoi se edhe Spanja mund të ankohet.
Anthony Taylor nuk mori as një thirrje nga dhoma e VAR për të parë situatën. Gazetari i ESPN, Dale Johnson, ekspert i gjykimit të VAR-it, ka shpjeguar të gjithë situatën.
Siç theksoi ai, UEFA ka dhënë udhëzime për gjyqtarët para EURO-s, sipas të cilave penalltia nuk jepet nëse topi godet dorën e dikujt, e cila zgjatet poshtë dhe pas trupit të lojtarit.
Sot në konferencën për shtyp Marc Cucurellas iu kërkua të komentojë situatën e diskutueshme nga ndeshja me Gjermaninë. “Isha i sigurt sepse arbitri tha se nuk ishte asgjë. Nëse ekspertët thonë se nuk ishte penallti, atëherë nuk ishte,” tha Cucurella.
Më pas ai theksoi se gjermanët mund të jenë të lumtur që Toni Kroos nuk mori karton të kuq në fillim të ndeshjes kur dëmtoi Pedrin.
“Unë nuk ndërhyj, respektoj atë që thonë arbitrat. I kuptoj dyshimet. Dhe ne gjithashtu mund të ankohemi se Toni Kroos mund të ishte përjashtuar”, tha Cucurrela. /Sport Ekspres/