Erjon Bogdani ishte i ftuar në studion e emisionit “Euro Cup Nights” në “Vizion Plus”, ku është përgjigjur disa pyetjeve të shpejta në lidhje me Kombëtaren shqiptare. Ish-sulmuesi i njohur ëshrë pro vazhdimit të bashkëpunimit me trajnerin Silvinjo, të cilit i ka vendosur notën 8 për punën e bërë në stolin e kuqezinjve. Më tej Bogdani ka këshilluar Mitajn të transferohet në një ekip si Bolonja, ndërsa Gjimshitin e përfshin në formacionin më të mirë të grupit B, ku ekipi ynë gjendej së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
“Ndihem krenar për atë që kam bërë me ekipin kombëtar. Megjithatë, rekordet janë bërë për t’u thyer. Shpresoj që në të ardhmen ta shohim gjithmonë Kombëtaren në këto lloj evenimentesh. Sigurisht që për të marrë pjesë në këto evenimente duhen shënuar gola.
Silvinjos i vendos notën 8. Gjimshiti më befasoi më për mirë. Nëse do të bëhej formacioni i grupit me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, Gjimshiti do të ishte në 11-shen më të mirë të grupit.
Cili lojtar i Kombëtares do të bëjë transferimin e madh në merkato? Besoj se Mario Mitaj. Te Juventusi jo, por te ndonjë ekip tjetër… te Bolonja.
A duhet të vazhdojë Silvinjo? Është një trajner i zoti që e ka shtyrë Shqipërinë në këto evenimente. Me rezultatet dhe me atë punë që ka bërë Silvinjo, duhet të vazhdojë”, është përgjigjur Erjon Bogdani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/