Beshiktashi e ka kthyer transferimin e Mario Mitajt në një prej objektivave kryesore të kësaj merkato vere. Mediat turke raportojnë se zyrtarët e Beshiktashit kanë telefonuar Silvinjon për ta pyetur rreth cilësive të këtij lojtari.
Menjëherë pas kësaj telefonate, një raportim pozitiv ka mbërritur për Mitajn, me gjigandët e Turqisë që kanë kontaktuar menjëherë Lokomotivën e Moskës. Sipas të gjitha gjasave, kjo marrëveshje do të arrihet në ditët në vijim. /Sport Ekspres/