Në “Olimpiashtadion” do të luhet sot ndeshja e fundit e EURO 2024-s. Anglia dhe Spanja janë skuadrat që kanë mbërritur deri në fund të këtij kompeticioni dhe tashme duan trofeun në duart e tyre. Zgjedhjet e të dy trajnerëve për këtë sfidë janë bërë publike. Karvahali ka përfunduar dënimin e tij dhe tashmë rikthehet në fushë nga minuta e parë. Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadër është po e njëjta që De La Fuente ka zgjedhur të hedhë në fushë përgjatë këtij Europiani.
Në krahun tjetër, Sauthgejti ka aktivizuar nga minuta e parë Shaun në vend të Tripierit në fashën e majtë. Gjithashtu, titullar do të jetë edhe Fil Fodeni, i cili së bashku me Bellinghemin, Sakanë dhe Kejnin do të përpiqen të kërcënojnë mbrojtjen e Spanjës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/