Kristjan Asllani është nderuar nga qyteti i tij i fëmijërisë, Buti, me një çmim nderi. Mesfushorit shqiptar i është dorëzuar Shqiponja e Artë, një çmim simbolik që i jepet qytetarëve të Butit, të cilët kanë kryer një arritje në karrierën e tyre. Lojtari 22-vjeçar ka falenderuar kreun e bashkisë për këtë nderim të veçantë dhe gjatë fjalimit të tij nuk ka harruar të kujtojë çastin kur shënoi golin e tij të parë me Interin.
“Ishte vërtetë emocionuese të shënoja përpara 75 mijë njerëzve në një ndeshje të bllokuar. Ishte fantastike të dëgjoja mbiemrin tim të brohoritej nga i gjithë stadiumi. Më pas, nëse i shton faktin se shënon për ekipin që ke qenë tifoz që i vogël, kënaqësia është e dyfishtë. E falenderoj Kryetarin e Bashkisë, i cili dëshironte të më jepte këtë çmim, por gjithashtu edhe unë kam menduar për një dhuratë”, ka thënë Kristjan Asllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/