Rrugëtimi i klubeve shqiptare në Champions League përfundoi sot. Egnatias nuk i mjaftoi fitorja 2-1 kundër Borac Banja Lukës, pasi fati në gjuajtjen e penalltive nuk ishte në krahun e tyre. Por kampionët e Shqipërisë do të vazhdojnë të luajnë në Europë. Këtë herë jo në Champions League, por në turin e dytë kualifikues të Conference League-s.
Egnatia do të përballet me kampionët e Islandës, Vikingurin, më 25 korrik. Ndërkohë, po në turin e dytë të Conference League-s do të luajnë edhe Deçiçi, Struga dhe Ballkani. Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja ka një short më të favorshëm, pasi pengesa e tij do të jetë Hamruni i Maltës. Struga do të ndeshet me Pyunik Yerevan-in, ndërsa Deçiçi me kampionen e Gjeorgjisë, Dinamon e Batumit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/