Një rezultat tërësisht i papritur ishte ai i Vllaznisë në mbrëmjen e djeshme. Shkodranët janë shkatërruar nga Valur në shtëpi me shifrat 0-4. Pas atij barazimi 2-2 në transfertë mbërriti rezultati turpërues.
Nga ana tejtër, Valur ka shkruar historinë në futbollin islandez. Kjo ishte fitorja e dytë më e thellë nga një ekip islandez në Europë, sa i përket ndeshjeve të zhvilluara në transfertë. Më keq se Vllaznia ka bërë vetëm Glenoven e Irlandës së Veriut që ka humbur në shifrat 0-6 nga një tjetër ekip islandez në vitin 2016. /Sport Ekspres/