Edon Zhegrova do ta nisë sërish ndeshjen nga stoli për Juventusin. Sulmuesi shqiptar ka shfaqur një tjetër fytyrë këtë sezon. Ai ka arritur ti shfrytëzojë sa shumë minutat që i janë vendosur në dispozicion, duke shënuar e duke dhënë asiste. Edhe në përballjen e fundit kundër Kaljarit, futja e tij në fushë i dha një tjetër ritëm Juventusit.
Por kaq nuk ka mjaftuar për t’i ndryshuar mendjen Spaletit. Trajneri italian ka zgjedhur ta lërë në stol Zhegrovën edhe mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë do të përballen me Lacion, duke nisur nga ora 20:45./Sport Ekspres
