Flamurtari ka marrë fitoren e munguar dhe që i jep ende shpresë në Superiore. Vlonjatët kanë arritur që të fitojnë sot në transfertë në shifrat 0-2 ndaj Egnatias falë autogolit të Jamie dhe golit të Ememe.
Në minutën e 11, Jaime do të shënonte autogol për t’i dhënë avantazhin vlonjatëve. Ndërkohë në fundin e pejsës së parë, do të ndëshkohej me karton të kuq Xhemalji, që i la vlonjtët me 10 lojtarë. Menjëherë pas nisjes të së dytë, Ememe siguroi fitoren për Flamurtarin duke dërguar shifrat në 0-2. Nga krahu tjetër, Vora arriti që të barazonte në shifrat 0-0 ndaj Vllaznisë, një një sfidë të luftuar, por pa gola. /Sport Ekspres/