Alen Sherri pritet të bëjë një hap të madh teksa do të kalojë nga Egnatia te Cagliari në Serinë A. Transferimi do të kryhet për 500 mijë euro, ndërsa padyshim mbetet një transferim historik për sa kohë Shqipëria nuk ka nxjerrë shumë portierë në futbollin modern që të transferohen në elitën e futbollit europian.
Calciomercato ka treguar se Sherri pritet të jetë numri dy te Cagliari pas Scuffet. Sigurisht që mundësitë do t’i vijnë edhe portierit shqiptar për të treguar vlerat e tij. Nga ana tjetër media italiane theksohet se me këtë kalim, Sherri do të arrijë në Kombëtaren e Shqipërisë. /Sport Ekspres/