Dwamena është fjala e parë në mediat sportive. Sulmuesi i Egnatias ndërroi jetë teksa pas ndeshjes me Partizanin u transportua me ambulancë dhe më pas nuk arriti dot të shpëtonte.
Por gazetari Sokol Bregu ka zbuluar në emisionin e Grida Dumës një detaj vërtet interesant, për sakrificën e madhe të Lorik Canës dhe arysen se pse mbylli futbollin.
“Lorik Cana kishte të njëjtin problem si Dwamena. Ai kishte probleme në zemër dhe rrezikoi jetën vetëm që të luante me Shqipërinë në Europian, nuk ia tregoi askujt, e mbajti të fshehtë.
Edhe ekipi i tij në Francë, Nantes, e la të luante, vetëm e vetëm që Cana të ishte në Europian me Shqipërinë. Dhe që nga ajo ditë, Loriku pi një ilaç çdo ditë në orën 8 vetëm nga sforco që i dha zemrës”, tha Cana. /Sport Ekspres/