Një kaos i vërtetë ka ndodhur në ndeshjen hapëse të Lojërave Olimpike. Kombëtarja e futbollit e Argjentinës shënoi në minutën e 16 të shtesëe, duke i dërguar shifrat në 2-1, çka nënkuptonte fitoren e bardhekaltërve. Por dyshimet për pozicion jashtë loje shtynë tifozët marokenë që të mësynin në fushë për të protestuar.
Kaosi mbretëroi për minuta të tëra, deri sa në stadium u kthye sërish qetësia. E si kurrë më parë në historinë e futbollit, arbitri vendosi të anullonte golin pas plot 1 ore e 15 minutash pasi ishte shënuar. Rishikimi i pamjeve në monitorin e VAR-it dëshmoi se kishim të bënim me një pozicion jashtë loje. Por çuditë nuk mbaruan këtu. Arbitri lejoi të luheshin edhe 3 minuta lojë, gjatë së cilave Maroku arriti të shënonte gol dhe të merrte fitoren 1-2. Ngjarje e pabesueshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
One of the most embarrassing moments in football…
This referee disallowed Argentina’s goal two hours later.. ? pic.twitter.com/04Lt98oukZ
— Football Tweet ?? (@Football__Tweet) July 24, 2024