Luis Hasa pritet të ndërrojë skuadër këtë verë. Mesfushori shqiptar nuk ka rinovuar kontratën e tij me Juventusit dhe po merr në shqyrtim ofertat. Sampdoria është e interesuar për shërbimet e tij, ndërsa Palermo ka hedhur hapa më konkretë për Hasën.
Sipas “Tuttosport”-it, Juventusi është i hapur për ta shitur 21-vjeçarin te Palermoja këtë verë. Por “zonja e vjetër” ka kushtet e saj. Drejtuesit e klubit më të trofeshëm në Itali kërkojnë 4 milionë euro për kartonin e Luis Hasës. Besimi te aftësitë e këtij të fundit është i madh, pasi Juventusi gjithashtu kërkon të mbajë një përqindje të lartë të kartonit në rast një shitjeje të dytë në të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/