Klubet shqiptare nuk mundën të shkonin dot përtej turit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. E vetmja skuadër që bën përjashtim është Drita. Ekipi nga Gjilani eliminoi Audën dhe tashmë e gjen veten në fazën “play off”.
Por fati nuk është treguar aspak bujar me Dritën. Në momentin kur gjendet vetëm një hap larg grupeve, fati ia vështirëson së tepërmi punën skuadrës nga Kosova. Kundërshtari i fundit në këto kualifikuese do të jetë Legia e Varshavës. Diferencat në letër janë jashtëzakonisht të dukshme, por në futboll ka gjithmonë vend edhe për befasi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/