Dinamo ka bërë një goditje të madhe në merkato. Kjo skuadër ka arritur që të firmos me një mbrojtës mjaft cilësor dhe ka qenë pjesë e Europianit të Gjermanisë me Shqipërinë, Naser Aliji. Ky i fundit do të provojë për herë të parë eksperiencën në Superiore.
“FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji.
Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi edhe kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim.
Mbrojtësi 30-vjeçar vjen tek blutë e kryeqytetit pas një karriere të suksesshme në Europë, me ekipe si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe sëfundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani. Mirë se vjen Naser Aliji”, shkruan klubi i Dinamo. /Sport Ekspres/