Adrion Pajaziti ishte ylli i Shqipërisë në përballjen kundër Zvicrës U-21. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kanë fituar në shifrat 1-2 falë dy golave të Pajazitit. Në minutën e 85, portieri ynë Lilo priti një penallti ku Shqipëria siguroi përfundimisht tre pikët. Menjëherë pas pritjes së penalltisë ishte sërish Pajaziti që largoi topin me gjithë forcë nga zona jonë dhe sic e thotë edhe Adrioni në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, në atë moment dëshira ishte për ta nxjerrë topin jashtë stadiumit. Një moment vërtet mbreslënës teksa shihje kuqezinjtë e vegjël duke treguar gjithë pasionin dhe zemrën e tyre për ngjyrat kuqezi. (Videon e plot të emisionit Koha Shtesë me Adrion Pajazitin e gjeni më poshtë).
“Nuk është çështja e kualifikimit, por kur e ke fanellën dhe flamurin në gjoks, është ndjenjë tjetër. Kemi sakrifikuar shumë, kemi vrapuar shumë, bëm një ndeshje të mirë dhe kur arbitri e dha penallti u ndiem keq, nuk e merituam penalltinë, nuk ishte. Kur e priti Lilo pastaj kërcyem të gjithë dhe harruam që vazhdonte ndeshja më tej. Kur e pashë topin aty në zonë pastaj e hoqa me sa fuqi kisha, mundësisht ta nxirrja topin jashtë stadiumit dhe po vraponim të gjithë për të ikur sa më larg portës tonë”, tha Pajaziti. /Sport Ekspres/